“Ohri nuk i ndjek rekomandimet e UNESCO-s”

Maqedonia

“Ohri nuk i ndjek rekomandimet e UNESCO-s”

Më: 14 maj 2019 Në ora: 11:58
Ohri SOS

Nisma qytetare “Ohri SOS” nëpërmjet rrjeteve sociale publikoi fotografi së bashkë me njoftim, duke thënë se ky shembull tregon se Komuna e Ohrit aspak nuk i ndjek rekomandimet e UNESCO-s.

“Edhe pse në vitin 2017 ishte theksuar se duhet të ndalohet ndërtimi në pjesët e bregut, megjithatë, në fillim të vitit 2018 është dhënë miratim për ndërtimin e këtij lokacioni që është ngjitur me bregun e Liqenit të Ohrit”, thonë nga kjo nisëm.

Sipas kësaj nisme, nuk ekziston vullnet të autoriteteve vendore për përmirësimin e praktika të këqija, respektim të rekomandimeve të UNESCO-s.

“Po shkon me avazin e vjetër, në mënyrë selektive në publik po interpretohet rekomandimi për moratorium. Më herët digjej kallami në afërsi të një objekt. A përgatitet terren për plazhe të pastra me pamje të mirë”, thonë në reagim nga “Ohri SOS”.

Aktivistët rikujtojnë raporton të cilin UNESCO ia dorëzoi Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me komunat, ministritë për Kulturë dhe Mjedis Jetësor dhe disa institucione tjera, do të shqyrtohet në konferencën e ardhshme vjetore të Komitetit për trashëgimi kulturore në Baku, në fund të muajit të ardhshëm.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat