Në mars janë lëshuar 277 leje për ndërtim, 276 banesa të reja

Maqedonia

Në mars janë lëshuar 277 leje për ndërtim, 276 banesa të reja

Më: 14 maj 2019 Në ora: 16:09
Ndërtim

Në mars të këtij viti janë lëshuar 277 leje për ndërtim, që është për 56,5 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Në periudhën e raportimit është paraparë ndërtimi i 276 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme të dobishme prej 28.520 metër katrorë, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Nga 276 banesat e planifikuara, më shumë, 86, janë në rajonin jugperëndimor, në rajonin e Shkupit do të ndërtohen 49, në rajonin verilindor 57, në rajonin e Pollogut 42…

Sipas numrit të përgjithshëm të leje të lëshuara për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve arrin 3.074.693.000 denarë, që është për 32,6 për qind më shumë krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

Njëqind e gjashtë leje apo 38,3 për qind janë dedikuar për objekte të ndërtimit të lartë, 35 (12,6 për qind) të ndërtimit të ulët, ndërsa 136 (49,1 për qind) për objekte për rikonstruktim.

Më shumë leje për ndërtim, nga 48, janë lëshuar në rajonin e Shkupit dhe të Pollogut, ndërsa më pak në rajonin juglindor, 17, dhe rajonin e Vardarit dhe të Pellagonisë, ku ka pasur nga 18 leje të reja për ndërtim.

Nga 48 leje për ndërtim në Shkup, 28 janë persona fizikë, ndërsa 20 subjekte afariste. Nga komunat e Shkupit më shumë leje, 10, ka në Butel, pastaj vijojnë Gjorçe Petrovi me nëntë, Çuçer Sandeva me pesë, Qendra dhe Çairi me nga katër ….

Te 125 objekte (45,1 për qind) investues persona fizikë, ndërsa në 152 (54,9 për qind) investues janë subjekte afariste

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat