Xhaferi në Austri informoi për dinamikën e procesit reformues në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Xhaferi në Austri informoi për dinamikën e procesit reformues në Maqedoninë e Veriut

Më: 14 maj 2019 Në ora: 16:45
Talat Xhaferi në Austri

Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Republikën e Austrisë, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që e paraprin Kryetari Talat Xhaferi a në përbërje të të cilit janë deputetët Rexhail Ismaili dhe Meri Lazarova dhe Sekretarja e përgjithshme Cvetanka Ivanova, realizuan takim me anëtarët e grupit bilateral parlamentar për bashkëpunim Republika e Austrisë – Republika e Maqedonisë së Veriut, të paraprirë nga Shtefani Krisper.

Kryetarja e Grupit parlamentar për bashkëpunim z-nja Krisper theksoi se, ekzistimi i grupit e demonstron interesin e palës austriake për zhvillimin e marrëdhënieve më të afërta me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e përsëriti qëndrimin e Austrisë për përkrahjen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke e nënvizuar nevojën për vazhdimin  e reformave në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kryetari Xhaferi informoi për dinamikën e procesit reformues në fushat e konstatuara me Përfundimet e Këshillit të Bashkimit Evropian, veçanërisht në fushën e gjyqësisë, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformën e shërbimeve të kundërzbulimit dhe sigurisë, si edhe reformat në administratën publike, duke potencuar se duke e marrë parasysh statusin shumëvjeçar të kandidatit shteti është mirë i përgatitur për negociatat për anëtarësim.

Deputetët këmbyen informata për zbatimin e Marrëveshje së Prespës, për çështjen e migrantëve dhe mbrojtjen e kufirit jugor të Maqedonisë së Veriut, si edhe për format e bashkëpunimit të ardhshëm bilateral dhe për vizitën e mundshme të anëtarëve të grupit austriak për bashkëpunim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë për gjendjen në shtet, për dhënien e mbështetjes konkrete dhe përforcimin e marrëdhënieve bilaterale.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u takua edhe me anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit austriak, në të cilin po ashtu u përshëndet arritja e Marrëveshjes me Republikën e Greqisë, u shpreh përkrahja për aspiratat evropiane të shtetit, ndërsa stabiliteti në Ballkan u vlerësua si kryesor për stabilitetin e Evropës. Në takim u theksua edhe rëndësia e vendosjes së lidhjeve personale ndërmjet deputetëve, si kryesore për njoftimin me pasqyrën reale të gjendjeve në shtet, si edhe dhënien e mbështetjes më të madhe për aspiratat për BE.

Nga ana jonë u kërkua nga Austria të lobojë për ndarjen e datës për negociata në qershor të këtij viti në drejtim të shteteve që shprehin rezerva dhe skepticizëm për zgjerimin në vigjilje të zgjedhjeve për përbërjen e re të Parlamentit Evropian, raportet e ndërlikuara në Union dhe sfidat e Bregzitit, transmeton Zyrtare

Kryetari Xhaferi potencoi se, nëse arritja e Marrëveshjes së Prespës është lajmi më i mirë që vjen nga rajoni dhe nga Evropa, atëherë meritojmë kjo të njihet dhe të valorizohet me hapjen e negociatave aderuese.

Deputetët nga të dyja palët shprehën shpresë së edhe në të ardhme do të vazhdojë bashkëpunimi bilateral i Republikës së Austrisë për procesin tonë reformues evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat