Interpoli refuzon urdhërarrestin e Gruevskit - Bota Sot
Interpoli refuzon urdhërarrestin e Gruevskit

Maqedonia

Interpoli refuzon urdhërarrestin e Gruevskit

Më: 14 maj 2019 Në ora: 17:01
Nikolla Gruevski

Prej dy muajsh Interpoli nuk jep asnjë shpjegim për mos lëshimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut thotë se nuk ka pengesa ligjore dhe se i ka dorëzuar të gjitha dokumentet. Ish-kryeministri maqedonas fitoi azilin politik në Hungari.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe Interpoli janë përfshirë në një ngërç në lidhje me lëshimin e urdhërarrestit ndërkombëtar për ish-kryeministrin Nikola Gruevski.

Ministria e Brendshme thotë se i ka kërkuar Interpolit që të lëshojë urdhërarrestin ndërkombëtar.

Sipas ministrit Oliver Spasovski, përmes Ministrisë së Drejtësisë janë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme dhe pritet miratimi i kërkesës.

Sipas ministrit nuk ka asnjë pengesë ligjore, por prokurorja Vilma Ruskovska thotë se prej dy muajsh kërkesa qëndron pezull dhe Interpoli refuzon ta lëshojë urdhërarrestin ndërkombëtar pa dhënë ndonjë shpjegim.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u arratis drejt Hungarisë pasi një gjykatë e dënoi me dy vjet burg për blerjen e paligjshme të një automjeti luksoz.

Qeveria hungareze e kryeministrit Orban i ka dhënë atij statusin e azilantit ndërsa autoritetet e Maqedonisë së Veriut vijojë të kërkojnë ekstradimin e tij.

Nikola Gruevski duhet gjithashtu t’u përgjigjet akuzave për uzurpimin e dhunshëm të parlamentit në Shkup në prill të vitit 2017.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...