Arsovski: Derisa Zaev është për pushime, Tevdovski mori borxh prej 49 milionë euro - Bota Sot
Arsovski: Derisa Zaev është për pushime, Tevdovski mori borxh prej 49 milionë euro

Maqedonia

Arsovski: Derisa Zaev është për pushime, Tevdovski mori borxh prej 49 milionë euro

Më: 14 maj 2019 Në ora: 17:45
Dimçe Arsovski

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski nëpërmjet një konference për shtyp deklaroi se “përderisa Zaev është në pushime, ministrat e Qeverisë vazhdojnë me ekskursionet në shpenzim shtetëror”.

Siç theksoi ai, për vetëm pesë muaj LSDM ka futur në borxh shtetin dhe qytetarët për mbi 317 milionë euro.

“Kjo shumë është një e treta për vetëm pesë muaj. Shihet se s’ka pilot në aeroplan. Paramendoni, përveç borxheve dhe krimit asgjë tjetër nuk bën kjo qeeri e LSDM-së”, thotë Arsovski duke shtuar se secilën dit janë në borxh për 2 milionë euro.

Arsovski theksoi se s’ka asgjë nga premtimet e politikës ekonomike fikase prej para zgjedhjeve.

“S’ka investimet të reja kapitale, vetëm 6 për qind në tremujorin e parë, s’ka investime, a’ka paga më të larta, nuk ka pensione. Në vend të ‘Google-it’ dhe ‘Facebook-ut’, nga investitorët e huaj mbetën vetëm biznes partnerët me marihuanë të familjes Zaev, ndërsa qytetarët për fat të keq po fundosen në varfëri”, tha ai duke përmendur se LSDM nuk din si të menaxhojë me shtetin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...