Reformat në Maqedoni, ekspertët konstatojnë ngecje - Bota Sot
Reformat në Maqedoni, ekspertët konstatojnë ngecje

Maqedonia

Reformat në Maqedoni, ekspertët konstatojnë ngecje

Më: 14 maj 2019 Në ora: 19:29
Ekspertët

Ekspertët konstatojnë se vendi ka shënuar ngecje në zbatimin e reformave të nevojshme për në BE. Sipas tyre, mungesa më e madhe vërehet në administratën publike dhe gjyqësor. Profesori Borçe Davitkovski vlerëson se strategjia e Qeverisë për reforma në administratën publike është e viteve 90-ta.

“Cila do Qeveri që vjen bën strategji. Jemi të ngarkuar me strategji që nga vitet 90-ta dhe çdo vite strategji për reforma në administratë, gjyqësor, vetëqeverisje lokale, ekonomi, zhvillim energjetik etj”, tha Borçe Davitkovski, profesor.

Ekspertët nga sfera e sigurisë konstatojnë se me formimin e ATO-së dhe pas formimit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, reformat në shërbimet e sigurisë do t’i tregojnë rezultatet e para.

“Ka avancim por ka edhe gjëra që duhet kritikuar që të bëhen edhe më mirë më me kujdes. Megjithatë, thënë realisht nga 2017 e këtij, ndryshimet më të mëdha janë bërë në sferën e sigurisë, institucione të reja, ligje të reja, në procedurë është miratimi i Ligjit mbi Agjencinë për Siguri Kombëtare i cili seriozisht do ta ndryshojë MPB-në”, pohoi Nikolla Dujoski, profesor.

Ekspertët adresuan kritika edhe për reformat në sferën e arsimit. Këto komente Dujovski e Davitkovski i bënë në kuadër të konferencës “Ka apo nuk ka reforma në vend”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...