Maqedoni, i heqin ndihmën sociale për shkak të ardhurave prej 255 denarëve

Maqedonia

Maqedoni, i heqin ndihmën sociale për shkak të ardhurave prej 255 denarëve

Më: 15 maj 2019 Në ora: 10:02
Para

Një qytetar ka mbetur pa ndihmë sociale pasi që Qendra për punë sociale ka vendosur t’ia hekë ndihmën sociale për shkak një të hyre që ka qenë 255 denarë.

Që të jetë edhe më tragjike ngjarja, qytetari është dashur që t’i kthejë mjetet e ndihmës sociale që i ka marrë pas marrjes së 255 denarëve, gjegjësisht në buxhetin e Qendrës për punë sociale është dashur të kthejë 70.950 denarë.

Këtë rast e zbardhi Avokati i Popullit në raportin e tij vjetor për vitin 2018. Sipas Ombudsmanit, Qendra për punë sociale ka marrë vendim në dëm të personit, pa kontrolluar nëse e hyra që ka marrë mund t’ia ndryshojë gjendjen materiale të tij

Në raport thuhet se palët duhet të paraqesin të gjitha ndryshimet të gjendjes materiale dhe të respektojnë obligimet ligjore po gjithashtu gjatë marrjes së vendimit duhet të analizohet nëse palës i është ndryshuar gjendja materiale pas të hyrës.

Kjo, sipas Avokatit të Popullit është praktikë negative që duhet të ndryshojë ndërsa edhe krahas angazhimit të Avokatit të Popullit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka marrë vendim negativ dhe ndërsa qytetari jo vetëm që ka mbetur pa ndihmën e shtetit por është dashur që t’i kthejë mjetet.

Në raport ceket se mbrojtja sociale dhe lartësia që marrin qytetarët është larg nevojave reale dhe nuk kontribuon në tejkalimin e varfërisë te këto familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat