MPB jep detaje për aksidentin tragjik në Shkup, mësohet identiteti i pesë viktimave

Maqedonia

MPB jep detaje për aksidentin tragjik në Shkup, mësohet identiteti i pesë viktimave

Më: 15 maj 2019 Në ora: 10:18
Foto: Aksidenti

Shoferi dhe katër bashkudhëtarët të makinës “Renault 5” janë personat që kanë ndërruar jetë në aksidentin e mbrëmshëm që ndodhi në bulevardin “Boris Trajkovski”, para lagjes Draçevë të Shkupit.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksidenti ka ndodhur në orën 23:40 mes makinës së udhëtarëve “Renault 5” me targa të Shkupit e drejtuar nga J.L (43) dhe kamionit “Mercedes” me targa të Shkupit e drejtuar nga M.J (44).

Shoferi J.P dhe bashkudhëtarët në makinën “Renault 5”, S.N, A.T (54), E.T (37) dhe I.A (40) të gjithë nga Shkupi, kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa shoferi i kamionit M.J ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naumi i Ohrit”, ku është mbajtur për kurim të mëtutjeshëm.

Nga Prokuroria sot njoftuan se kanë kryer hetime në vendin e aksidentit tragjik.

Sipas informatave të para të tyre, deri tek aksidenti ka ardhur kur makina “Renault 5” nga arsye të panjohura, ka dalur në korsinë e kundërt të rrugës dhe është përplasur me kamionin për bartjen e mbeturinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat