Ademi: Fëmijët të vaksinohen sepse nuk do t’i lejojmë të regjistrohen nëpër shkolla - Bota Sot
Ademi: Fëmijët të vaksinohen sepse nuk do t’i lejojmë të regjistrohen nëpër shkolla

Maqedonia

Ademi: Fëmijët të vaksinohen sepse nuk do t’i lejojmë të regjistrohen nëpër shkolla

Më: 15 maj 2019 Në ora: 17:37
Arbër Ademi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi apelon deri tek prindërit të vaksinojnë fëmijët pas vendimit të djeshëm të Qeverisë për marrjen e dokumenteve për regjistrimin në klasat e para, me ç’rast do të regjistrohen vetëm ata me konfirmim që kanë marrë vaksina të detyrueshme.

Ademi theksoi se situata do të monitorohet dhe nëse ka nevojë përveç vaksinimit në terren do të hapen pika të vaksinimit në shkolla, për shkak të siç tha, interes të shëndetit publik.

“Në seancën e Qeverisë është diskutuar për më shumë modalitete përballemi me dy vlera themelore të garantuara me Kushtetutë – e drejta për arsimim që është e garantuar, dhe e drejta për shëndetin e çdo fëmije”.

“Duke marrë në konsideratë se përballemi me epideminë dhe me rrethana serioze kemi ardhur në konkluzione konkrete se shkollat patjetër t’i pranojnë të paraqiturit për regjistrim nga ana e prindërve për regjistrimin e fëmijëve të tyre si klasë të parë në shkollë, por vetëm për fëmijët për të cilët është marrë një miratim i duhur se kanë marrë vaksinën e detyrueshme”, deklaroi Ademi.

Në komentim mbi rastet e mundshme nëse nuk dorëzohen kartat e vaksinimit, Ademi iu referua vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese disa vite më parë, se bëhet fjalë për diskriminim ku si kusht për monitorimin e procesit arsimor kërkohet fëmijët t’i kenë marrë vaksinat e detyrueshme.

Duke i’u përgjigjur pyetjes të parashtruar nga gazetarët ministri i arsimit potencoi se janë paraparë dënime në rast se fëmijët nuk janë pjesë e arsimit fillor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...