Kuvendi i Greqisë votoi ligje për hapjen e vendkalimeve kufitare me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Kuvendi i Greqisë votoi ligje për hapjen e vendkalimeve kufitare me Maqedoninë e Veriut

Më: 15 maj 2019 Në ora: 23:30
Ilustrim

Me votat e SYRIZA, Reka dhe Aleancës Demokratike, Kuvendi i Greqisë i votoi draft ligjet nga Ministria e Punëve të Jashtme greke për marrëveshjen për të hapur vendkalime të reja kufitare tek Markova dhe Majden në mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, raporton AIM nga Athina.

Demokracia e Re, Agimi i Artë dhe Lidhja e Centralistëve e kundërshtuan marrëveshjen, ndërsa Partia Komuniste votoi e përmbajtur.

Për të dy propozim ligjet, deputetët e tanishëm në Kuvend, në dy votime elektronike të veçanta, shprehën qëndrimin e tyre, e cila u konsiderua si pozitë e një partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat