Arroganca dhe rezultatet janë kriteret kryesore të “fshesës” së kryeministrit Zaev

Maqedonia

Arroganca dhe rezultatet janë kriteret kryesore të “fshesës” së kryeministrit Zaev

Më: 16 maj 2019 Në ora: 09:32
Fshesa e Zaevit

Arroganca, mospërmbushja e disa pritjeve të caktuara të qytetarëve, nepotizmi, deklarimet e Komisionit Anti-korrupsion do të jenë kriteret në të cilat kryeministrit Zoran Zaev do ta realizojë “fshesën” e paralajmëruar në fund të muajit maj dhe në fillim të qershorit.

Siç tha gjatë ditës së djeshme, në fillim të qershorit do të dalë me ndryshime strukturore si në ministri, institucione shtetërore për të përfunduar në fund te komunat dhe te partia e vetë LSDM.

Zaev tha se do të ketë takim edhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti për ndryshimet e paralajmëruara në të gjitha nivelet e pushtetit.

Edhe ministrat i mbështesin ndryshimet e paralajmëruara duke thënë se do ta respektojnë vendimin nëse i kapën “fshesa” e kryeministrit.

Deri tani disa funksionarë aktual siç janë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, ministrat e Punëve të Brendshme, për Transport dhe Lidhje, për Shoqëri Informatike dhe Administratë, për Arsim dhe Shkencës thanë se do ta mbështesin rikonstruimin qeveritar dhe se do ta respektojnë vendimin.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev thotë se është ndjehet i relaksuar kur bëhet fjalë për “fshesën” e paralajmëruar nga ana e Zoran Zaevit.

Ministri Goran Sugereski nuk pret të jetë në mesin e funksionarëve që do të shkarkohen, por thotë se do të respektojë një vendim eventual të tillë.

Duhet të ketë rikonstruim, thotë Spasovski, por duhet të ketë edhe ndërrim në disa kuadrove, në bazë të kritereve të vërtetuara.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski thotë se është i kënaqur nga reformat dhe ndryshimet që janë bërë në MF dhe organet në përbërje të kësaj ministri.

Ministri Damjan Mançeski thotë se do të respektojë një vendim eventual të tillë ndërsa ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi i pyetur nëse do të kapet në “fshesën” e kryeministrit thotë se është i përqëndruar tek aktivitetet e ministrisë.

Ndryshe, kryeministri dhe kryetari i LSDM, Zoran Zaev paralajmëroi se me mbarimin e zgjedhjeve presidenciale do të vijë radha e “fshesës” që do t’i pastrojë ndërmarrjet publike, ministritë dhe Qeverinë.

Ai theksoi se do të ketë ndryshime që të hiqen dobësitë e pushtetit ekzekutiv dhe se menjëherë do të fillojë me analiza me konsultime të caktuara nga bashkëpunëtorët e parë.

Menjëherë pas zgjedhjeve arriti edhe dorëheqja e parë e ministrit të Kulturës, Asaf Ademi ndërsa Zoran Zaev deklaroi se e ka pritur një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat