Xhaferi: Nuk ka bazë për procedurë ndaj deputetit Pavle Bogoevskit

Maqedonia

Xhaferi: Nuk ka bazë për procedurë ndaj deputetit Pavle Bogoevskit

Më: 16 maj 2019 Në ora: 14:46
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, konsideron se nuk ka bazë për procedurë kundër deputetit Pavle Bogoevski, e cila është nën kompetencë të Kuvendit.

“Kryetari i Kuvendit çdo herë kur duhet të veprojë sipas Kushtetutës dhe Rregullores, është i detyruar të marrë masa konkrete dhe aktivitete që janë në pajtim me kompetencat e tij. Në këtë moment nuk ka asnjë bazë për procedurë të tillë. Kryetari i Kuvendit pret që institucionet kompetente të veprojnë në mënyrë efikase dhe të zbardhin rastin deri në fund”, thonë nga kabineti i Xhaferit.

Ndërsa nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, kërkojnë dorëheqje nga deputeti Pavle Bogoevski dhe paralajmëruan se do të dorëzojnë iniciativë për marrjen e imunitetit.

“Bogoevski ka pranuar se në mënyrë joligjore ka blerë substanca narkotike dhe e ka shkelur ligjin. Siç e dëgjuam në përgjim, Bogoevski ka blerë kokainë, ndërsa pyesim nëse ai ka legjitimitet që të vendosë në emër të populli”, deklaroi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska.

Pas publikimit të incizimit dhe pranimit nga Bogoevski se është zëri i tij, në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta duke kërkuar dorëheqjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat