Italia dëshiron Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të fillojë negociatat me BE-në

Maqedonia

Italia dëshiron Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të fillojë negociatat me BE-në

Më: 16 maj 2019 Në ora: 15:29
Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë negociatat me BE-në

Italia mbetet në pozicionin se Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë negociatat me BE-në. Mundësia e parë për atë është në takimin e Këshillit evropian në qershor menjëherë pas zgjedhjeve evropiane, deklaroi sot ambasadori italian Karlo Romeo.

“Konsideroj se ky është moment i rëndësishëm për rajonin, veçmas për Maqedoninë e Veriut. Çdoherë e mbështesim perspektivën euroatlantike me gjitha reformat që vendi duhet t’i zbatojë, por me rëndësi është porosia që BE ia jep Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, ka thënë Romeo i cili sot ka pasur paraqitje në Konferencën akademike ndërkombëtare për integrime evropiane “Duke e inovuar Evropën” e organizuar nga Kolegji amerikan në Shkup dhe Universiteti romak Tor Vergata.

Ai ka thënë se në kontekst të reformave janë me rëndësi ata në gjyqësi, lufta kundër korrupsionit, liria e mediave ku duhet të përfundojnë. Konsideron se BE-së i nevojiten reforma institucionale.

“Nuk besoj se njerëzit në Evropë e kanë humbur besimin në BE, ekziston vetëm pakënaqësi nga institucionet evropiane të cilat duhet të jenë më të afërta me qytetarët dhe nevojat e tyre. Evropës i nevojiten reforma institucionale, ndërsa qytetarëve u nevojitet më shumë BE-ja, jo më pak”, ka thënë ambasadori Romeo.

“Pres që pas zgjedhjeve në maj marrëveshje të re për universitetet dhe marrëveshje të re për Evropën”, ka thënë profesori Noveli i cili angazhohet për bashkim të sistemit universitar në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat