Çmimin e derivateve do ta caktojnë kompanitë

Maqedonia

Çmimin e derivateve do ta caktojnë kompanitë

Më: 16 maj 2019 Në ora: 16:10
Nafta

Kompanitë e naftës në të ardhmen vet do t’i përcaktojnë çmimet e karburanteve që do t’i shesin në treg gjegjësisht në pompat e benzinës. Por, nuk do të mund të tejkalojnë kufirin maksimal të cilin rregullisht do ta përcaktojë KRRE-ja. Zv.kryeministri Angjushev njoftoi se presidenti Stevo Pendarovski tashmë e ka nënshkruar Ligjin për energjetikë. Është çështje ditësh kur Komisioni rregullator do ta miratojë metodologjinë e re për përcaktimin e çmimeve të derivateve.

Shteti do të vendos çmim maksimal mbi të cilin nuk mund të shiten derivatet e naftës në tregun e lirë. Kjo bëhet që të mbrohen qytetarët, industria dhe ekonomia që varen nga derivatet e naftës”-tha Koço Angjushev, zv.kryeministër për Çështje Ekonomike.

Lidhur me çështjet energjetike në vend dhe rajon, në Strugë u mbajt Forum ndërkombëtar në fokus të së cilit ishin energjia elektrike dhe gazifikimi. Sipas Angjushevit, çmimi në tregun e rrymës është stabil ndërsa kryeministri Zaev vlerësoi se ndërtimi i gazsjellësve magjistral zhvillohet me ritëm të mirë.

Një pjesë e komunave janë të gatshme për ndërtimin e sistemeve shpërndarëse të gazit natyror. Në vet komunat, në fazën finale janë procesi i ndërtimit të lidhjes interkonektive me sistemin gazsjellës të Greqisë. Me këtë, kemi edhe një mundësi shtesë për furnizim me gaz natyror nga Azerbejxhani dhe njëkohësisht për kyçje me terminalet energjetike të Greqisë”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Komuniteti Evropian Energjetik nuk pret që vendi deri vitin e ardhshëm mbi 23% të rrymës së prodhuar vendore ta sigurojë nga burimet e pastra. Për këtë arsye, afati është vazhduar deri më vitin 2030.

Perspektiva e re financiare 2020-2027 do të jetë ndryshe nga ajo që është tani. Gjysma e buxheti do të destinohet për projekte zhvillimore dhe do të ndalohet mjetet të shfrytëzohen për çfarëdo që lidhet me karburantet fosilike, naftë dhe gaz”-pohoi Janez Kopaç- drejtor i KEE-së.

Në konferencë u apelua që sa më shpejtë të lëshohet përdorimi i qymyrit për prodhimin e rrymës dhe fokusi të ridestinohet drejt burimeve ekologjike siç është dielli, uji dhe era.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat