Dimitrov në konferencën “Lennart Meri”

Maqedonia

Dimitrov në konferencën “Lennart Meri”

Më: 16 maj 2019 Në ora: 19:44
Nikolla Dimitrov

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov do të marrë pjesë në konferencën vjetore Lennart Meri në Talin, Estoni, nga 17 deri më 19 maj. Në ditën e dytë të Konferencës, Dimitrov, si folës kryesor, do t’i drejtohet panel diskutimit me temë “A do të durojnë të vegjlit? Ballkani në rrymat e interesave strategjike.

Konferenca këtë vit sjell titullin “Një e kaluar, shumë të ardhme” dhe do të përqëndrohet në zhvillimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë, si dhe në zgjedhjet që ato ofrojnë.

Gjatë vizitës së tij në Talin, ministri Dimitrov do të takohet me kryeministrin e Estonisë, Yuri Ratas dhe ministrin e Jashtëm estonez, Urmas Reinsalu, përveç takimeve të tjera dypalëshe me disa ministra dhe përfaqësues të lartë në margjinat e Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat