Vazhdon seanca për shqyrtimin e ankesave të të dënuarve për ngjarjet e Kumanovës - Bota Sot
Vazhdon seanca për shqyrtimin e ankesave të të dënuarve për ngjarjet e Kumanovës

Maqedonia

Vazhdon seanca për shqyrtimin e ankesave të të dënuarve për ngjarjet e Kumanovës

Më: 17 maj 2019 Në ora: 08:57
Grupi Kumanova

Në Gjykatën e Apelit në Shkup edhe sot do të vazhdojë seanca publike në të cilën duhet të shqyrtohen ankesat e 33 personave të dënuar për ngjarjet e përgjakshme në Lagjen e Trimave në Kumanovë në maj të vitit 2015, gjatë të cilit jetën e humbën tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë së shtetit dhe dhjetë anëtarë të grupit të armatosur, ndërkaq 30 persona u lënduan.

Seanca publike dje filloi në mënyrë të tensionuar pasi që disa nga të akuzuarit u ngritën dhe me fjalë ofenduese ndaj gjykatës kërkuan ta braktisin seancën, sepse, siç thanë në gjuhën shqipe nuk e pranojnë gjykatën dhe kërkojnë hetim ndërkombëtar.

Në seancë morën pjesë vetëm tre nga të akuzuarit, pasi që të tjerët në mënyrë vullnetare e braktisën seancën.

Sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore Shkup 1 të 2 nëntorit të vitit 2017, për konfliktin e armatosur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, 33 të akuzuar u dënuan me burg.

Shtatë nga të akuzuarit morën dënime me burg të përjetshëm, 13 u dënuan me nga 40 vite, gjashtë me 20, një me 18, dy morën nga 14 vite, dy të tjerë nga 13, ndërsa edhe dy u dënuan me nga 12 vite. Katër morën aktvendime për t’i liruar. Prokuroria atëherë kërkoi burg të përjetshëm për të gjithë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...