Serra: Maqedonia e Veriut të ketë kujdes me tranzicionin e burimeve ripërtëritëse të energjisë

Maqedonia

Serra: Maqedonia e Veriut të ketë kujdes me tranzicionin e burimeve ripërtëritëse të energjisë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 12:35
Emilio Lorenzo Serra

Ambasadori spanjoll në Shkup, Emilio Lorenzo Serra, i cili foli për përvojat spanjolle në sferën e burimeve ripërtëritëse të energjisë edhe efikasitetit energjetik të konferencës ndërkombëtare energjetike “Forumi Energjetik i Maqedonisë 2019” që dje dhe sot mbahet në Strugë, porositi se efikasiteti energjetik do të thotë kursim i energjisë dhe e përmirëson ekonominë dhe hap vende të reja pune, por shtoi se duhet pasur kujdes me tranzicionin nga burimet klasike drejt atyre ripërtëritëse të energjisë (BRE).

“BRE i ndihmojnë Spanjës në zvogëlimin e deficitit kronik tregtar ndërsa mendoj se edhe vendi juaj ka deficit tregtar. Kohën e fundit ne jemi fokusuar në prodhimin e energjisë elektrike nga BRE dhe mendoj se jemi rekorderë në shfrytëzimin e erës”, tha Serra.

Ai shtoi se Spanja ka kompani udhëheqëse në këtë sferë dhe për momentin i ka mbi 16.000 megavatë kapacitet të instaluar prej elektranave të erës.

“Ne kemi edhe efikasitet të lartë energjetik dhe jemi më të mirë në këtë fushë madje edhe se Gjermania. Kemi institut për kursimin e energjisë i cili u jep udhëzime kompanive si të kursejnë energji. Me pranimin dhe zhvillimin e konceptit për qytete të mençura kemi bërë kursime të rëndësishme, ndërsa me përpunimin e mbeturinave kemi marrë energji elektrike. Kemi bërë shumë, por ka akoma për t’u bërë”, tha Serra.

Ai rekomandoi që Maqedonia e Veriut të ketë kujdes me tranzicionin ndaj BRE dhe atë ta bëjë gradualisht që të mos shkaktojë rritje të çmimit të energjisë elektrike që duhet ta paguajnë qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat