Raufi: Të dënuarit për ngjarjet në Lagjen e Trimave, nuk janë terroristë

Maqedonia

Raufi: Të dënuarit për ngjarjet në Lagjen e Trimave, nuk janë terroristë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 15:27
Naser Raufi

Avokati Naser Raufi, i cili përfaqëson disa të dënuar për ngjarjet në Kumanovë, pas seancës së sotme në Gjykatën e Apelit, tha se të dënuarit që janë futur nga Kosova në Maqedoni, nuk janë terroristë, por luftëtarë për të drejta.

Ai deklaroi se aktakuza për “terrorizëm” është e gabuar për shkak se nuk janë plotësuar parakushtet për këtë vepër, gjegjësisht nuk ka pasur asnjë viktimë ose të lënduar nga popullata civil, transmeton Zyrtare.com

“Në asnjë rast të dënuarit nuk do ta pranonin atë kualifikim si terrorist, por si luftëtarë për të drejta. Nuk mund të bëhet fjalë për terrorizëm, pasi në atë rast qëllimi është popullata. Kurse në këtë rast nuk ka pasur asnjë civil të lënduar ose vrarë”, tha Raufi.

Avokatët e të dënuarve për Lagjen e Trimave janë ankuar edhe për dëmtim të së drejtës së mbrojtjes gjatë procedurës gjyqësore. Sipas tyre, u janë mohuar shumë të drejta mes të cilave edhe refuzimi i dëshmitarëve, të cilët kanë qenë pjesë e qeverisë së kaluar dhe janë funksionarë në qeverinë aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat