Kompania për pije do të përpunojë tabelat e reja me emrin e ri

Maqedonia

Kompania për pije do të përpunojë tabelat e reja me emrin e ri

Më: 17 maj 2019 Në ora: 16:24
Tabelat me emrin e ri të shtetit

Tabelat me emrin e ri të shtetit do t’i përpunojë “Adrian Beverags” nga Ohri, që sipas dokumentimit të Regjistrit Qendror të Maqedonisë së Veriut, merret me shitje.

Kjo kompani ka marrë tender në vlerë prej 1.205.000 denarë dhe ka obligim që të sigurojë tabela atëherë kur institucionet e shtetit do të kërkojnë një gjë të tillë.

Këtë e vërtetoi edhe Sektori për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërsa sipas dokumenteve kjo kompani është formuar në vitin 2014.

Bëhet fjalë për kompani që merret me shitje dhe se ka fituar në tender për shkak se ka pasur ofertë më të mirë.

Ndryshe, vendosja e tabelave me emrin e ri nuk është obligim i vetëm Qeverisë dhe institucioneve. Ka edhe afate tjerë që duhet të respektohen, që dalin nga Marrëveshja e Prespës. Duhet të zbatohet kontroll dhe revizion i statusit të përmendoreve, objekteve publike dhe tek infrastruktura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat