Një kamion është përmbysur në rrugën Negotinë-Veles

Maqedonia

Një kamion është përmbysur në rrugën Negotinë-Veles

Më: 18 maj 2019 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Një kamion është përmbysur mbrëmë në autostradën Negotinë – Veles pasi është përplasur në pikë pagesën në Gradsko e cila tashmë nuk është në funksion. Në aksident është lënduar drejtuesi i kamionit të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore në spitalin në Veles.

“Në rrugën Negotin-Veles, pikë pagesën e vjetër ‘Gradsko’ e cila tashmë është në funksion mbrëmë në orën 22:15 një kamion me targa të Velesit i drejtuar nga B.J (59) nga Bogdanci, është përplasur në një murrë betoni në pikë pagesë dhe është përmbysur”, thekson Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt ditor.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB Veles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat