Reinsallu: Maqedonia e Veriut shembull pozitiv për Evropën - Bota Sot
Reinsallu: Maqedonia e Veriut shembull pozitiv për Evropën

Maqedonia

Reinsallu: Maqedonia e Veriut shembull pozitiv për Evropën

Më: 18 maj 2019 Në ora: 15:59
Pamje nga takimi

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i orientuar drejt ardhmërisë dhe i cili paraqet shembull pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës, është porosia e ministrit të Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Reinsallu, që dje ia transmetoi ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, i cili merr pjesë në konferencën e sivjetshme Lenart Meri në Talin.

Si arritje historike, Reinsallu e ka cekur zgjidhjen e përbashkët të vendit tonë me Greqinë, për të cilën, siç thotë, kjo nuk do të ishte e mundur pa karakter të vërtetë shtetëror të orientuar drejt ardhmërisë. Reinsallu ministrin Dimitrov e porositi se Estonia i përkrah aspiratat e vendit tonë që të fillojë negociata për qasje me BE-në këtë vit në qershor dhe se duhet të vazhdojmë me reformat.

Ai në takimin e ka përshëndetur vendin tonë si anëtar të ardhshëm të NATO-s, duke potencuar se rajon stabil i Ballkanit Perëndimor që angazhohet për vlera të përbashkëta është në interes të sigurisë së tërë Evropës.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitrov, në takimin me kolegun estonez, tha se vendi i ynë është rrëfim i radhë i suksesshëm, i cili duhet të njihet dhe përforcohet përmes hapjes së negociatave aderuese me BE-në.

“Kjo do të jetë motiv i fuqishëm për ne dhe sinjal i qartë për tërë rajonin”, tha Dimitrov në takimin.

Ministrat e punëve të jashtme, kanë biseduar për raportin e Estonisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe mundësitë për bashkëpunim më të afërt në sferat e e-teknologjisë dhe biznesit.

Ministri Dimitrov në kuadër të aktiviteteve të djeshme nga takimi punues në Talin, është pritur edhe nga kryeministri i Estonisë, Juri Ritas, ku, siç kumtoi MPJ-ja, kanë biseduar për çështje të lidhura me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, procesin e përmbylljes së procedurës për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO dhe potencialin për pasurimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Jemi falënderues për përkrahjen e fuqishme nga Estonia për perspektivën tonë evropiane. Estonia dhe Baltiku janë shembull për atë se si një rajon mund të bashkohet pas interesave të përbashkëta dhe të krijojë dinamikë pozitive fqinjësore. Si vend dhe si rajon mundemi shumë më tepër të arrijmë nëse ndjekim shembuj të tillë dhe përqëndrohemi në të nesërmen”, tha Dimitrov në takimin me Ratasin.

Gjatë ditës së sotme shefi i diplomacisë Dimitrov do të merr pjesë në panelin “Nëse të vegjlit do të mbijetojnë?: Ballkani dhe rrymat e interesave strategjike”, ndërsa janë paraparë edhe disa takime bilaterale në margjinat e konferencës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...