Deskoska: Me ose pa OBRM-në Ligji për Prokurorinë miratohet - Bota Sot
Deskoska: Me ose pa OBRM-në Ligji për Prokurorinë miratohet

Maqedonia

Deskoska: Me ose pa OBRM-në Ligji për Prokurorinë miratohet

Më: 18 maj 2019 Në ora: 17:26
Renata Deskoska

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në një intervistë për “Alsat” theksoi se me ose pa OBRM-PDUKM-në, propozim-Ligji për Prokurorinë Publike do të miratohet. E pyetur nëse në emër të datës për bisedime me BE-në, do ta pranojnë kërkesën e opozitës për shfuqizimin e akuzave të PSP-së, Renata ka shtuar se kjo do të kalonte vijat e kuqe dhe ligji nuk do të kishte peshë. Deskoska ka folur edhe për negociatat me 8 deputetët e pavarur nga OBRM-ja, nga të cilët pret që të veprojnë si me ndryshimet kushtetuese dhe pa kushte. Lidhur me fshesën e paralajmëruar nga kryeministri Zaev, Deskoska thotë se edhe po u përfshi, do ta konsideroj si të kompletuar misionin e saj në Ministrinë e Drejtësisë.

“Unë, që në fillim kur hyra në ministri, publikisht deklarova se njëra nga sfidat më të mëdha do të jetë miratimi i këtij ligji, duke pasur parasysh sa interesa personale dhe të kundërt preken, ndërsa ligji miratohet me 2/3 e votave. Mendoj se i tërë konteksti i miratimit të ligjit, tashmë janë të qarta mesazhet e Bashkësisë Ndërkombëtare, se bëhet fjalë për ligj që është i rëndësishëm për raportin e KE-së dhe vendimin e tyre. Por, edhe është i rëndësishëm si sinjal, nëse partitë që ekzistojnë në shtetin tonë janë vërtetë të përkushtuara në sundimin e së drejtës, nëse angazhohen për drejtësi me të vërtetë, apo vetëm deklarativisht, sepse ky është ligji ku do të testohet qëndrimi i vërtetë i partive politike.Mendoj se në fund të gjithë do të ballafaqohen me atë se disa kërkesa që vendosen në proces, nuk mund të pranohen sepse bien ndesh me konceptin e sundimit të së drejtës”, deklaroi Deskoska.

Në pyetjen se në emër të datës për bisedime me BE-në, a do të hiqni dorë nga nenin 105 i propozim ligjit?. Deskoska tha se nuk mund të heqim dorë për shkak se data për hapjen e bisedimeve praktikisht lidhet me cilësinë e ligjit. BE nuk kërkon vetëm të miratojmë ligj, por për ta është shumë e rëndësishme të miratojmë ligj që do të thotë organe efektive për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit, vazhdimin e procedurave, qëndrueshmëri të PSP-së. Do të thotë, janë të qarta parametrat nëpër të cilat mund të lëvizim.

Deskoska shtoi se ajo që është dorëzuar si kërkesë nga opozita në lloj të amendamenteve, një pjesë e tyre amendamenteve janë pranuar dhe tashmë janë inkorporuar në tekst. Por ka kërkesa që me të vërtetë janë të papranueshme siç është për shembull prishja e statusit autonom të Prokurorisë Speciale Publike dhe transformimin e saj si repart në një prokurori tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...