Stoilkovski: Bogoevski me shpenzimet e tij të bëjë testet e drogës dhe të jap dorëheqje - Bota Sot
Stoilkovski: Bogoevski me shpenzimet e tij të bëjë testet e drogës dhe të jap dorëheqje

Maqedonia

Stoilkovski: Bogoevski me shpenzimet e tij të bëjë testet e drogës dhe të jap dorëheqje

Më: 18 maj 2019 Në ora: 17:31
Naum Stoilkovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski sot deklaroi se deputeti Pavle Bogoevski urgjentisht të tërhiqet nga funksioni i deputetit, ndërsa Ministria e Brendshme dhe Prokuroria të hetojnë seriozisht rastin.

“Afera gjysmë gram kokainë ku personazhi kryesor është Pavle Bogoevski është shumë serioz, ndërsa qeveria luan lodra! Policia dhe prokuroria duhet të fillojnë hetimet serioze: me cilët tregtarë dhe strukturat kriminale Pavle Bogoevski ishte në kontakt dhe me të cilët ata ishin të lidhur? Pastaj, në cilat dokumente të klasifikuara, Pavle Bogoevski ka pasur njohuri si një deputet që mban një certifikatë sigurie”, tha Naum Stoilkovski.

Pas refuzimit të iniciativës së kryetari i Kuvendit për të kryer teste të drogës, nga partia opozitare rekomandojnë që Bogoevski me shpenzimet e tij të kryejë testet dhe pavarësisht nga rezultatet ai të mbajë përgjegjësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...