Thimonier: Dua hapjen e bisedimeve, do të jetë e mirë edhe për ne - Bota Sot
Thimonier: Dua hapjen e bisedimeve, do të jetë e mirë edhe për ne

Maqedonia

Thimonier: Dua hapjen e bisedimeve, do të jetë e mirë edhe për ne

Më: 18 maj 2019 Në ora: 19:40
Thimonier dhe Taravari

Sot, Ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, vizitoi qytetin e Gostivarit për të marrë pjesë në manifestimin “Dita frankofone” dhe u takua me kryetarin Arben Taravari.

Në takim Thimonier dhe Taravari biseduan për promovimin e bashkëpunimit.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me procesin e pranimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe marrjen e datës, Thimonier u përgjigj se ajo nuk ishte thjesht marketing politik.

“Fillimi i negociatave do të jetë i mirë për ne, ambasadorët e vendeve perëndimore. Ne duam të hapim negociatat për anëtarësim. Por vendi me të vërtetë duhet të jetë gati për të. Kështu që nuk do të jetë një dhuratë, ajo duhet të jetë një dhuratë e merituar në duart tuaja”, shtoi Thimonier.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...