Qytetarët e Maqedonisë kanë në dispozicion 30 milion denarë për efikasitet energjetik për vitin 2019 - Bota Sot
Qytetarët e Maqedonisë kanë në dispozicion 30 milion denarë për efikasitet energjetik për vitin 2019

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë kanë në dispozicion 30 milion denarë për efikasitet energjetik për vitin 2019

Më: 20 maj 2019 Në ora: 09:50
Sistem Solar

Mbi 30 milionë denarë janë përcaktuar për masat për kompensim të shpenzimeve për amvisëritë për ndërrimin e dritareve PVC ose dritareve të aluminit dhe për blerjen e kolektorëve me diell, për të cilat shpalljet publike nga ana e Ministrisë së Ekonomisë u publikuan të premten në pajtim me Programin për promovimin burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe stimulimin e efikasitetit energjetik në amvisëritë për vitin 2019.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dje në konferencë për media potencoi se me masat e parapara, për të cilën janë siguruar pesë milionë denarë do të dedikohen për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të blera dhe instalimin e kolektorëve tremal diellor në amvisëri, dhe për blerjen dhe instalimin e dritareve PVC ose alumini nëpër shtëpi për vitin 2019, për të cilën masë janë siguruar 25 milion denarë.

“Me këtë dëshirojmë që edhe një herë të promovojmë burimet e rinovueshme, por në të njëjtën kohë të bëjmë kursime në amvisëri, si dhe të promovojmë mbrojtjen e mjedisit jetësor. Duke marrë parasysh përvojën e viteve të kaluara, do të doja të ftoj nesër të gjitha palët e interesuara që të fillojnë përgatitjen dhe të aplikojnë në Ministrinë e Ekonomisë. Duke pasur parasysh interesin e madh, u bëj thirrje të aplikojnë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Bekteshi.

Sipas thirrjeve, blerësve të sistemeve për kolektorë diellor (kolektorë, rezervuar për ujë të ngrohtë dhe instalimin e nevojshëm), që do t’i blejnë dhe instalojnë në shtëpitë e tyre pas datës së publikimit të këtij njoftimi e deri më 30 qershor 2019, do t’u rikthehet një pjesë e mjeteve të harxhuara deri në 30 për qind, por jo më shumë se 15.000 denarë.

Për blerësit e dritareve të aluminit ose PVC bashkë me instalimin e nevojshëm, pas datës së publikimit të këtij njoftimi e deri më 30 qershor 2019, do tu rikthehen mjetet e shpenzuara deri në 50 për qind, por jo më shumë se 25.000 denarë, deri në shfrytëzimin e fondeve të parapara për këtë qëllim.

Kushti i vetëm që duhet plotësuar për dorëzimin e kërkesës është që blerësi nuk duhet të ketë shfrytëzuar të drejtën për rikthimin e këtyre mjeteve për qëllimet konkrete në bazë të shpalljeve të mëparshme që ka shpallur Ministria e ekonomisë gjatë viteve të kaluara.

Sipas Ministrisë nga viti 2018, 6.538 familjeve u janë rikthyer mjetet që kanë harxhuar për blerjen dhe instalimin e kolektorëve diellor, ndërsa janë paguar rreth 96 milion denarë, ndërsa në dy vitet e fundit, pas masës për zëvendësimin e dritareve të aluminit ose me PVC kemi subvencionuar 2.350 familje dhe janë paguar rreth 66.000.000 denarë nga Buxheti i vendit.

Për masën e trete, që gjithashtu është mjaft atraktive për qytetarët – njoftimi publik për rikthimin e mjeteve të harxhuara nga blerja e stufave me peletë, në bazë të Programit do të shpallet në tremujorin e tretë të 2019 masë e cila gjithashtu do të kompensojë një pjesë të mjeteve të harxhuara nga blerja e stufave me peletë për amvisëritë në vitin 2019 edhe kjo masë gjithashtu parasheh kompensimin e mjeteve nga blerja e stufave me peletë me shpërndarje lineare në amvisëri, varësisht nga numri i kërkesave që do ti plotësojnë kushtet që i parasheh ky program por jo më shumë se 25.000 denar për amvisëri. Buxheti i përgjithshëm për realizimin e kësaj mase arrijnë në 20.000.000 denar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...