30 aksidente gjatë fundjavës në Shkup

Maqedonia

30 aksidente gjatë fundjavës në Shkup

Më: 20 maj 2019 Në ora: 10:26
Aksident

Në 12 prej 30 aksidenteve të regjistruara lëndime të mëdha trupore kanë marrë dy persona, ndërsa 12 tjerë janë lënduar më lehtë.

Policia e trafikut ka përjashtuar nga komunikacioni 55 vozitës para se të marrin të drejtën për drejtim me automjetin dhe tre shoferë fillestarë, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 48 automjete të paregjistruara.

Janë shqiptuar sanksione për 13 vozitës të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, nëntë të cilët nuk kanë dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, 13 për mos posedim të rripit të sigurisë, 31 për përdorim të celularit.

Për parkim të parregullt gjatë fundjavës së kaluar në Shkup janë shqiptuar 200 masa, ndërsa “karotreci” ka ngritur 134 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat