Jep dorëheqje drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale

Maqedonia

Jep dorëheqje drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale

Më: 20 maj 2019 Në ora: 10:43
Goran Trajkovski

Goran Trajkovski, drejtor i Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personave ka dhënë dorëheqje. Ai ka pasur edhe një vit e gjysmë deri në përfundimin e mandatit të tij.

Në përshkrimin e dorëzuar në Kuvend të premten, Trajkovski thotë se jep dorëheqje për shkaqe personale.

Trajkovski gjatë kohës së qeverisjes së Nikolla Gruevskit ka qenë edhe drejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike, ndërsa në postin e udhëheqësit të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale është që nga viti 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat