Pendarovski në takim me Xhaferin: Do të ketë bashkëpunim më të afërt në mes Presidencës dhe Kuvendit

Maqedonia

Pendarovski në takim me Xhaferin: Do të ketë bashkëpunim më të afërt në mes Presidencës dhe Kuvendit

Më: 20 maj 2019 Në ora: 11:31
Pendarovski dhe Xhaferi

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

Siç njoftojnë nga kabinetit i Pendarovskit, Xhaferi në takim e ka uruar për marrjen e postit të kryetarit të shtetit dhe i ka dëshiruar sukses në pesë vitet e ardhshme.

“Presidenti Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kanë këmbyer mendime për gjendjen aktuale në Maqedoninë e Veriut. Të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar rëndësinë e institucioneve relevante në shtet për periudhën e ardhshme, në mënyrë që t’i drejtojnë kapacitetet për realizimin e hapave drejt integrimeve evropiane për Maqedoninë – marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.

Ata shtojnë se Pendarovski në takim e ka theksuar rëndësinë e Kuvendit për realizimin e agjendës reformuese dhe në zbatimin e interesave të Maqedonisë së Veriut në planin ndërkombëtar.

“Në takim, të dy bashkëbiseduesit janë marrë vesh për bashkëpunim më të afërt në mes dy institucioneve, në të mirë të qytetarëve të vendit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat