Oda Ekonomike e Maqedonisë: Sistemi formal për arsim nuk prodhon kuadro të kualifikuar

Maqedonia

Oda Ekonomike e Maqedonisë: Sistemi formal për arsim nuk prodhon kuadro të kualifikuar

Më: 20 maj 2019 Në ora: 14:52
Puntor

Sistemi formal për arsim nuk prodhon kuadro që kanë kualifikime që i kërkon sektori privat. Nevojitet vendosje e arsimit dual, mësim përmes punës praktike dhe mënyrave tjera të trajnimit që të ulet jokompatibiliteti i ofertës së fuqisë punëtore me kërkesë nga ana e kompanive.

Për këtë qëllim Oda ekonomike e Maqedonisë, në bashkëpunim me Ambasadën zvicerane në Shkup realizon projekt “Arsim për punësim” përmes të cilit kompani nga shtatë sektorë do të financohen që të kryejnë trajnime të kuadrove. Për katër vitet e para duhet të punësohen rreth 2.200 persona.

“Pas trajnimit tremujor ata kanë detyrim në afat prej tre muajve të punësojnë 50 për qind të atyre që i kanë trajnuar”, tha Aneta Trajkovska nga Oda ekonomike e Maqedonisë.

Tre kompani tashmë kanë lidhur marrëveshje për trajnim të punëtorëve. Bëhet fjalë për kompanitë Kostal, që prodhon pjesë për industrinë automobilistike, Rontis kompani zvicerane në Veles që prodhon pajisje mjekësore dhe KAK, klompani nga sektori hotelierik që posedon dy hotele në Manastir, tre në Mavrovë dhe menaxhon me qendrën e skijimit në Mavrovë.

Përfaqësuesi nga Ambasada zvicerane në Shkup, Stefan Tomagian thotë se kjo çështje duhet të trajtohet në mënyrë afatgjate dhe se pikërisht për këtë projekti do të zgjat të paktën 10 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat