Është hapur procedurë për përgjim të paautorizuar ndaj Pavle Bogoevskit

Maqedonia

Është hapur procedurë për përgjim të paautorizuar ndaj Pavle Bogoevskit

Më: 20 maj 2019 Në ora: 16:45
Pavle Bogoevski

Policia e Shkupit paraqiti një njoftim deri në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, në të cilën është paraqitur një raport mbi dorëzimin e një padie penale, me të cilën deputeti Pavle Bogoevski raportoi një person të panjohur për kryerjen e veprës penale përgjim të paautorizuar dhe regjistrim audio.

Sipas prokurorisë, sipas pohimeve të paraqitura nga Bogoevsk, në një datë të paspecifikuar në periudhën mars-maj 2019, gjersa transportohej me taksi dhe duke folur në telefon celular, në mënyrë të paautorizuar ai është inçizuar nga shoferi.

Biseda pastaj është publikuar në kanalin në Youtube “bomba 2019”, si dhe në rrjetin social rus “Vkontakte”.

Pas marrjes së këtij njoftimi, prokurori publik kompetent ka dorëzuar kërkesë deri tek Youtube për t’i marrë të dhëna lidhur me shkrimet e plota për profilin e specifikuar, IP adresat e shfrytëzuar për të hyrë dhe për t’u regjistruar në atë profil, si dhe IP adresën nga kush është krijuar profili.

Nga MPB gjithashtu është lëshuar urdhër për të verifikuar identitetin e taksistit i cili ka inçizuar bisedën telefonike.

Ministria e Brendshme nëpërmjet instrumenteve ndërkombëtare që përdor, do të duhet të bëjë kontrolle se kush e zotëron profilin e rrjetit social rus “Vkontakte”.

Pas kontrollimit, nëse vërtetohet identiteti i autorëve të veprave penale dhe janë siguruar prova ligjore, MPB duhet të ngrejë padi penale deri në prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat