Zaev për rastin e Bogoevskit: Ajo është punë personale

Maqedonia

Zaev për rastin e Bogoevskit: Ajo është punë personale

Më: 20 maj 2019 Në ora: 17:02
Zoran Zaev

Ajo që është në jetën private të një personi të caktuar nuk pasqyron mbi kryerjen e funksionit të ti publik, për mua është e drejta e tij personale, tha kryeministri Zoran Zaev, duke komentuar rastin me deputetin Pavle Bogoevski, njofton “Faktor.

Zaev tha se Bogoevski është aktiv në Kuvend, por kërkoi që hetimi të përfundojë.

“Unë jam një person transparent, gjithmonë kam bërë thirrje për përgjegjësi, kam shkarkuar njerëz, drejtorë … Tani po flas për ndryshime të reja. Ajo çka është në jetën private të një personi nuk reflekton në kryerjen e detyrës së tij publike, për mua është e drejta e tij personale për të vepruar. Kjo është arsyeja pse partia ime politike ka thënë se kjo është e drejta e tij personale, përgjegjësia e tij personale dhe sjellja etike. Puna e tij në Kuvend është e suksesshme. Ai është një nga pjesëmarrësit më aktivë në Kuvend dhe merr pjesë në komisionet. Çfarë do vendimi politik që do të marr, unë do ta respektoj, tha Zaev, i cili sot po qëndron në Vjenë.

Kryeministri tha gjithashtu se Bogoevski vetë është paraqitur në polici.

“Ai ka bërë përpjekje që të marrë ilaç për motrën e tij, nuk kam pasur mundësi që të shihemi, por do të takohemi. Ai duhet të jetë i barabartë me të gjithë, por ai u paraqit vetë dhe paraqiti taksistin. Ka vepruar në mënyrë publike dhe transparente, nuk e mbroj, por siç flasin për të gjithë, flasin edhe për të”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat