Çfarë po ndodh, sërish “fluturojnë” çmimet e benzinës dhe dizelit

Maqedonia

Çfarë po ndodh, sërish “fluturojnë” çmimet e benzinës dhe dizelit

Më: 20 maj 2019 Në ora: 17:33
Nafta

Vonesa e implementimit të metodologjisë së re nga Komisioni rregullator për energjetikë në lidhje me rregullimin e çmimeve të derivateve po shkakton rritje jo normale të çmimit të naftës dhe dizelit, raporton Zyrtare

Kompanitë vendore të biznesit të naftës edhe këtë javë do t’i diktojnë vet çmimet në pompat e benzinës.

Kompania me më shumë pika karburanti në Maqedoni, “MakPetroll” në faqen e saj të internetit ka bërë të ditur edhe çmimet e reja të karburanteve që do të shiten pas mesnatës.

Me çmimet e reja benzina do të rritet me 1 denarë, ndërsa çmimet e dizelit për 2 denarë, edhe vaji ekstra i lehtë do të rritet. Të njëjtën gjë pritet të bëjnë dhe kompanitë e tjera pasi çmimet në bursat botërore ditët e fundit kanë shënuar rritje.

Ja lista me çmimet e reja të derivateve:

Ultra 95+ Economy do të shitet me 72,00 denarë për litër;

Ultra 100 Race Pro do të shitet me 74,00 denarë për litër;

Ultra Diesel Green Power do të shitet me 66,00 denarë për litër;

Ultra Diesel Bio Power do të shitet me 67,00 denarë për litër;

Vaji ekstra i lehtë do të shitet me 54,50 denarë për litër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat