Tarifa më të ulëta për “roaming” në rajon

Maqedonia

Tarifa më të ulëta për “roaming” në rajon

Më: 20 maj 2019 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Kompanitë e telekomunikimit në vend janë të gatshme të zbatojnë marrëveshjen për roaming që po përgatitet për Ballkanin Perëndimor. Shprehen se do t’u dalin në ndihmë qytetarëve që të flasin më lirë kur janë jashtë vendit, porse kjo do t’ua ulë të ardhurat. Prandaj kërkuan nga Qeveria që t’u dilet në ndihmë dhe t’i lirojë nga disa taksa të deritanishme.

Prandaj presim që Qeveria të na dalë në ndihmë në pjesën e disa taksave fiskale dhe parafiskale që i kemi në këtë moment, t’i kompensojmë pjesërisht. Me këtë do të lirojmë hapësirë për investime të ardhshme, ndërsa pronarëve tani do t’u japim rezultate, që do të përdoren për investime të ardhshme. Deri tani ka gatishmëri për dialog dhe bashkëpunim- deklaroi Misllav Galer, drejtor i përgjithshëm i one.VIP

Gatishmërinë për dialog me kompanitë, këtu në Vjenë, në Forumin ekonomik e konfirmuan përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë të cilët i prezantuan mundësitë afariste para ekonomistëve austriak. Zëvendëskryeministri Koço Angjushev theksoi se sektori publik duhet doemos të bashkëpunojë me ndërmarrjet në këtë rast edhe me ato të telekomunikimit.

Bëj çmos që është në fuqinë time për të imponuar përgjegjësi në administratën si në ndërmarrje private- tha Koço Angjushev.

Ne si financa do të jemi të hapur për të analizuar secilën mundësi ashtu që do të ishin rritur lidhjet mes nesh…- pohoi Dragan Tevdovski, ministër i Financave.

Mikpritësi austriak në Forumin ekonomik të Vjenës, kompania A1 e cila është pronare e VIP-it në Maqedoni, paralajmëroi se deri në fund të vitit do të ribrendohen.

Paralajmërimi i ribrendimit filloi në prill, planifikojmë të përfundojë deri në fund të vitit pa saktësuar. Është më e rëndësishme ajo se ribrendimi do të hapë një kapitull të ri në operacionet tona në Maqedoni dhe do të na konfirmojë si operator që është aktiv në telefoninë celulare dhe fikse- deklaroi Tomas Arnoldner, drejtor kryesor ekzekutiv i A1 telekom grupacionit.

Në Samitin në Vjenë u paralajmëruan edhe disa investime të mundshme, me ç’rast me gjasa më të mëdha për realizim është hapja e fabrikës për pajisje mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat