Takim i Xhaferit me drejtorin e IRI për Evropën

Maqedonia

Takim i Xhaferit me drejtorin e IRI për Evropën

Më: 20 maj 2019 Në ora: 19:56
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot u takua me drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) për Evropë, Pol Makarti i shoqëruar nga Oven Paun, drejtor rezident i programit, njofton Koha.mk

Makarti u falënderua për mundësinë për vizitë, njëkohësisht edhe për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm me Kuvendin, me ç’rast pohoi se edhe më tutje janë të hapur për vazhdim të bashkëpunimit.

Siç komunikoi pres-shërbimi kuvendor, ai i shpalosi drejtimet programore, respektivisht programet për zhvillim të qendrave hulumtuese të partive politike, komunikimin dhe transparencën, ku bën pjesë mënyra se si deputetët komunikojnë me publikun, mirëpo, edhe lufta kundër korrupsionit. Sugjeroi se kanë në dispozicion diapazon të gjerë të ekspertëve të cilët mund tu ndihmojnë edhe deputetëve, mirëpo edhe shërbimeve në kontekst të sfidave të ardhshme që na presin, duke menduar për anëtarësimin në NATO dhe në BE.

Xhaferi, konfirmoi se bashkëpunimi me IRI-n është me traditë të gjatë dhe tha se edhe më tutje ka gjithmonë hapësirë për programe të reja dhe projekte të përbashkëta që do të ishin në dobi të zhvillimit dhe kultivimit të kulturës së dialogut ndërmjet partive politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ai shtoi se IRI, përveç me inkuadrimin në projekte individuale, mund ti bashkojë të gjithë në projekt të përbashkët në të cilin do të përfshiheshin jo vetëm partitë më të mëdha politike por edhe ato që nuk janë të organizuara në grup parlamentar ose që nuk kanë përfaqësues të vet në Kuvend. Me ç’rast, fryma e njëjtë e bashkëpunimit të bartet edhe në shtëpinë ligjvënëse.

Takimi përfundoi me pajtim të ndërsjellë të vazhdohet me komunikimin e mëtutjeshëm për formësimin e bashkëpunimit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat