Zjarrfikësit kërkojnë kushte më të mira dhe paga më të larta

Maqedonia

Zjarrfikësit kërkojnë kushte më të mira dhe paga më të larta

Më: 20 maj 2019 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Në shënimin e Ditës së Zjarrfikësve, Komandanti i Brigadës, Vlladimir Simonovski kërkoi që t’u sigurohen kushte maksimale për punë, sepse rrezikojnë jetën e tyre për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

“Vështirësitë varen nga terreni. Këtë vit terreni më i vështirë për ne ka qenë fatkeqësia me autobusin e Durmo Tursit. Kemi pasur edhe shume situata serioze me zjarre. Kemi pasur shumë zjarre në zonat malore”, u shpreh Vladimir Simonovski, Komandant i Brigadës së zjarrfikësve

Pavarësisht veturave të vjetra 29 vjet dhe me mungesë pajisjesh, Brigada e Zjarrfikësve ka arritur që në tremujorin e parë të këtij viti të realizojë me sukses 801 ndërhyrje, 31 ndërhyrje teknike dhe 25 ndërhyrje sigurie. I pari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, tha se deri në fund të qershorit Brigada do të pajiset edhe me 4 vetura të reja, për të cilat janë planifikuar rreth 2 milion euro. Veturat u premtuan edhe vitin e kaluar, por më pas iu dha prioritet kompletimit me pajisje mbrojtëse personale për zjarrfikësit. Por, zjarrfikësve, përpos pajisjeve u nevojiten edhe paga më të larta për të cilat Shilegov, la të kuptohet se nevojitet më shumë kohë.

“Niveli i pagave varet nga bllok dotacionet që qyteti i siguron nga pushteti qëndron, domethënë ai proces do të shkojë paralelisht me rritjen e rrogave në administratën shtetërore.12 :06 Për fat të keq nuk u janë paguar K-15 për vite të tëra. Janë ndarë 80 milion denarë me qëllim që Qyteti t’u paguajë zjarrfikësve K-15 e viteve të kaluara, pagesa të cilat nuk u janë bërë”, theksoi Petre Shilegov, Kryetarë i Bashkisë së Shkupit

Kryetari i Qytetit të Shkupit, vitin e kaluara premtoi se do të punësohen 50 zjarrfikës, por Brigadës i janë shtuar vetëm 19 të tillë. Sipas tij, vitin e kaluar nuk u bënë aq punësime sa edhe premtoi për shkak se nuk ishin siguruar bllok dotacione të mjaftueshme, ndërsa shtoi se këtë vit nuk ekziston më një problem i tillë. Në mesin e 19 të punësuarve, 11 prej tyre janë shqiptarë, ndërsa brigadës i është shtuar edhe një femër. Biljana Dençovska, që deri para 5 muajsh ishte zjarrfikësja e vetme në Maqedoni, tha se pavarësisht vështirësisë së profesionit, të qenit femër nuk i ka penguar që rolin e zjarrfikëses ta realizojë me profesionalizëm.

“Ne përballemi çdo ditë me situate stresuese, për të cilat duhet të jemi gjithmonë të përgatitur fizikisht dhe psiqikisht. Kur të dalim në terren duhet të jemi të përgatitur për gjithçka. Koleget e mi janë vërtet xhentëllmen, më mbrojnë gjithmonë”, tha Biljana Dençovska- zjarrfikëse

Këtë vit në Shënimin e Ditës së Zjarrfikësve vërehej edhe tabela e re, e vendosur së fundmi. Por e njëjta ishte vetëm në gjuhën maqedonase, pavarësisht se tashmë ka hyrë në fuqi Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. Ndërsa tabela në hyrje të objektit ishte edhe në gjuhën shqipe, por me shumë gabime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat