Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, për vizitë zyrtare në Rumani - Bota Sot
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, për vizitë zyrtare në Rumani

Maqedonia

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, për vizitë zyrtare në Rumani

Më: 21 maj 2019 Në ora: 10:11
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, me ftesë të homologut të tij rumun, më 21 dhe 22 maj do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Rumani.

Përveç takimit me homologun Teodor Melescanu, Dimitrov pritet të takojë edhe ministrin për Çështje Evropiane Xhorxh Çamba, si dhe nënkryetarin e “Shtëpisë së Poshtme” në Kuvendin rumun, Karmen-Ileana Mihallcesku.

Siç njoftojnë nga MPJ, Dimitrov gjatë vizitës në Rumani do të mbajë fjalim në Universitetin Kombëtar me temë: “Tranzicioni politik në Maqedoninë e Veriut dhe anëtarësimi i saj në NATO dhe BE”.

Vizita zyrtare e Dimitrovit në Rumani vjen gjatë kohës së kryesimit të saj me Këshillin e BE-së.

Gjatë vizitës, Dimitrov dhe Melescanu do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim mes Ministrive të Punëve të Jashtme në fushën e integrimeve evropiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...