Rrokullisen me traktor, përfundojë rëndë të lënduar dy persona nga Saraji

Maqedonia

Rrokullisen me traktor, përfundojë rëndë të lënduar dy persona nga Saraji

Më: 21 maj 2019 Në ora: 12:01
Aksident

Dy djem, nga ku njëri I mitur janë lënduar rëndë pasi që është rrokullisur traktori, mbrëmë në Saraj të Shkupit.

Sipas policies, fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 18.30 në rrugën “1” në Saraj. Traktor me tabela të regjistrimit të Shkupit, I drejtuar nga personi me iniciale J.S (25) , ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur. Shoferi me inicale J.S, 25 –vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore, derisa bashkëudhëtari I tij 15 vjeçar nga fshati Grçec është lënduar më lëhtë.

Të dy personat janë dërguar në spitalin e Qytetit “8 shtatori”  për shërim të mëtutjeshëm.

Hetim në vendngjarje kanë kryer MPB-ja e Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat