Grupi i deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE-së takohet me ambasdorët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Holandës

Maqedonia

Grupi i deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE-së takohet me ambasdorët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Holandës

Më: 21 maj 2019 Në ora: 13:34
Grupi i deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE-së

Grupi i deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE-së sot realizuan takim me ambasadorët e Republikës Federale të Gjermanisë, Greberich, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, Galloway dhe ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Plomp, thuhet në deklaratën e deputetëve të pavarur.

Në takim sipas tyre, u tregua mbështetja e fortë e ambasadorëve për përpjekjet e këtij grupi të deputetëve që të jenë pjesë e procesit të reformave të mëtejshëm në vend, nëpërmes zgjidhjeve ligjore, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në përgatitjen dhe përmirësimin e tyre.

Në takim u rishikua gjendja aktuale, si dhe shumë ide të tjera për bashkëpunim të mëtejshëm.

“Ne si opozitë fuqishëm do të luftojmë për integrim më të shpejtë të Maqedonisë në BE dhe NATO”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat