Gruevski: Kurrë nuk kam refuzuar të takoj Tsipras, përkundrazi ...

Maqedonia

Gruevski: Kurrë nuk kam refuzuar të takoj Tsipras, përkundrazi ...

Më: 21 maj 2019 Në ora: 13:36
Nikola Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, i cili ka marrë azil politik në Hungari, mohoi të ketë refuzuar diskutimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes dy vendeve për shkak të emrit, siç tha kryeministri grek Alexi Tsipras për Financial Times.

Ai madje thotë se kryeministri grek nuk ka propozuar kurrë takime të tilla.

"Në fakt, para ardhjes së Tsipras në pushtet, unë kam qenë i angazhuar në diskutime intensive me zotin Papandreu, me të cilin kam pasur 10 takime të ndryshme në këtë drejtim, por për fat të keq, për shkak të pozitës apo linjave të kuqe greke, nuk arritëm te zgjidhja, e cila më vonë do të vihej në një referendum", ka shkruar Gruevski në Facebook.

Gruevski thotë kishte kontaktuar me telefon Tsipras në shkurt të vitit 2015 për ta uruar atë kur u zgjodh kryeministër, dhe i ofroi të flasin për zgjidhjen e kontestit, të cilën Tsipras e pranoi formalisht, por ai kurrë nuk u përgjigj më vonë, transmeton KosovaPress.

Sipas ish-kryeministrit maqedonas, ka dy arsye pse nuk ka organizuar një takim mes tij dhe Tsipras në lidhje me kontestin e emrit.

"Greqia më 2015 ishte në krizë të thellë ekonomike dhe financiare, dhe kjo ishte problemi i tyre kryesor, dhe arsyeja e dytë ishte kriza politike në Maqedoni", sqaron Gruevski.

Gruevski thekson se Tsipras ka arsye të jetë i lumtur pasi sipas Marrëveshjes së Prespës, kombi grek mori shumë në kurriz të Maqedonisë.

"Unë isha duke u përpjekur për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejtë që do të lejojë të dy palët të jetojnë normalisht, të jenë të afërt dhe të respektojnë njëri-tjetrin. Megjithatë, viti në vazhdim do të tregojë se kush ka të drejtë," tha ish-kryeministri i Maqedonisë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat