Zekiri: Ka një grup kriminelësh në DSK, në vend që t’i largojnë ato do t’i punësojnë në administratë

Maqedonia

Zekiri: Ka një grup kriminelësh në DSK, në vend që t’i largojnë ato do t’i punësojnë në administratë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 13:46
Muhamed Zekiri

Reformat në shërbimet sekrete duhet të jenë thelbësore, tha deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili së bashku me deputetët Frosina Remenski kanë dorëzuar mbi 30 amendamente për propozim ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare, të cilat nuk u pranuar nga ministri, Oliver Spasovski.

Sipas Zekirit, disa nga ndryshimet nuk u pranuan për shkak të dallimeve konceptuale midis deputetëve dhe ministrave, të cilët janë nga e njëjta parti në pushtet dhe pjesërisht për shkak të marrëveshjes tashmë të arritur midis qeverisë dhe partisë opozitare VMRO-DPMNE.

Pas kërkesës së VMRO-DPMNE-së, tha Zekiri, është dakorduar që partitë politike të marrin pjesë në përzgjedhjen e personave nga DSK që do të jenë të punësuar në Agjenci. Deputeti tha se kjo mund të ndikojë në partizimin e institucionit.

“Kjo nuk është e logjikshme. DSK ka rreth 800 të punësuar, ndërsa pas transformimit në Agjenci do të ngelin rreth 300. Do të përzgjedhin të punësuarit pa kritere dhe të cilët nuk i përmbushin kushtet. Ka një grup kriminelësh në DSK nga koha e VMRO-DPMNE-së, si Ninxha dhe kompania, në vend që t’i largojnë, do tu gjejnë vend atyre në administratë”, tha Zekiri.

Për këtë temë u pajtua edhe Remenski, e cila në rrjetin social Facebook shkruan se suksesi i reformave nuk është në guximin, por në përgjegjësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat