MASH: Drejtorët të cilët u shkarkuan në Gostivar do të kthehen në vendet e tyre të punës - Bota Sot
MASH: Drejtorët të cilët u shkarkuan në Gostivar do të kthehen në vendet e tyre të punës

Maqedonia

MASH: Drejtorët të cilët u shkarkuan në Gostivar do të kthehen në vendet e tyre të punës

Më: 21 maj 2019 Në ora: 17:06
Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë aktivizuar vendimet për kthimin e drejtorëve të shkollave në Gostivar në pozitat nga të cilat ishin shkarkuar në mënyrë të paligjshme. Bëhet fjalë për zgjidhje që u tërhoqën në interes të përpjekjeve për të mbajtur zgjedhjet presidenciale.

“Të udhëhequr nga parimet e respektimit të ligjit, drejtësisë dhe transparencës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka për obligim dhe detyrë për të vepruar në përputhje me kompetencat e saj, në çdo situatë, duke përfshirë edhe rastin konkret ku janë konstatuar disa shkelje të rregullave ligjore nga Komuna e Gostivarit në lidhje me shkarkimin e drejtorëve të shkollave për arsye politike. Ndërsa ndërhyrjet politike janë të papranueshme në fushën e arsimit, sepse dëmi më i madh që bëhet shkon në dëm të nxënësve dhe të procesit të tyre arsimor”, thuhet në deklaratën e MASH-it.

Në vend që kryetari i Komunës së Gostivarit, thonë nga atje, të fajësojë qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për kryerjen e aktiviteteve të parregullta nëpër institucionet e komunës, apelojmë që të fillojë të sillet me përgjegjësi, me përkushtim dhe plotësisht t’i respektoj rregullat pozitive ligjore në vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...