Çair, theret me thikë një 13 vjeçar - Bota Sot
Çair, theret me thikë një 13 vjeçar

Maqedonia

Çair, theret me thikë një 13 vjeçar

Më: 21 maj 2019 Në ora: 17:21
Therje me thikë

Një trembëdhjetë vjeçar nga Shkupi është sulmuar para një byrektore në Çair të Shkupit në orët e vona të 20 majit.

Siç njoftojnë nga MPB, para objektit në rrugën “Emin Duraku”, 13 vjeçarin e kanë sulmuar fizikisht persona të panjohur, me çka njëri prej sulmuesve me objekt të mprehtë shkaktoi plagë në shpinë dhe në dorën e majtë.

Ai është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Shkupit në “Shën Naumi i Ohrit” ku i është dhënë ndihma mjekësore.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen plotë të rastit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...