Qeveria: Këshilli Gjyqësor të pranojë vendimin e qeverisë për kompensimin e dëmit të punonjësve në shërbimet gjyqësore - Bota Sot
Qeveria: Këshilli Gjyqësor të pranojë vendimin e qeverisë për kompensimin e dëmit të punonjësve në shërbimet gjyqësore

Maqedonia

Qeveria: Këshilli Gjyqësor të pranojë vendimin e qeverisë për kompensimin e dëmit të punonjësve në shërbimet gjyqësore

Më: 21 maj 2019 Në ora: 22:06
Ilustrim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kërkon që Këshilli Gjyqësor të pranojë zgjidhjen qeveritare për kompensimin e dëmeve të të punësuarve në shërbimin gjyqësor nga viti 2016.

“Qeveria tregon gatishmëri për t’u dalë në ndihmë të punësuarve në shërbimin gjyqësor dhe u bën thirrje të gjithë palëve të prekura, veçanërisht Këshillit Gjyqësor, që ta njohin dëmin social, ekonomik dhe demokratik të zgjidhjes që është në dobi për të ofruar shërbime motivuese dhe efikase në gjykata”, thuhet në njoftimin e sotëm të Qeverisë.

Në njoftim potencohet se përfaqësuesit e Qeverisë kanë realizuar disa takime pune me kryetarët e Sindikatës së punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave qytetare (SPAOGJSHQ) dhe me Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesit e tyre, për shkak gjetjen e zgjidhjes në lidhje me çështjen për kthimin e fondeve të rezervuara për të punësuarit në shërbimin gjyqësor në kohën e grevës në periudhën prej 18 maj deri 15 korrik të vitit 2016.

“Megjithatë, dhe përveç asaj që Qeveria siguron fondet e nevojshme, buxheti i Këshillit Gjyqësor paraqiti një njoftim në Qeveri, se për kohën e grevës në administratën gjyqësore në vitin 2016, drejtorët e gjykatave kanë paguar pagën në pajtim me nenin 77 të Ligjit për Shërbimin Gjyqësor, pjesëmarrësve në grevë u është paguar pagë prej 60% të pagës së marrë në muajin e kaluar. Me këtë përshkrim, Këshilli Gjyqësor e njofton Qeverinë se nuk e pranon marrëveshjen e propozuar nga SPAOGJSHQ për pagesë të parave të mbetura nga pagat e grevistëve”, thuhet në kumtesën e qeverisë e Qeverisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...