Mickoski: Njerëzit janë të dëshpëruar nga ky pushtet - Bota Sot
Mickoski: Njerëzit janë të dëshpëruar nga ky pushtet

Maqedonia

Mickoski: Njerëzit janë të dëshpëruar nga ky pushtet

Më: 21 maj 2019 Në ora: 22:09
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot vizitoi shtabin e partisë në Karposht të Shkupit ku realizoi takime me qytetarët, anëtarët dhe mbështetësit e partisë.

“Isha në Karposh. Njerëzit janë të dëshpëruar. Po vërtetohen mashtrimet që i bën Zoran Zaev. Para zgjedhjeve për ta fituar besimin nga qytetarët te një pjesë e njësisë zgjedhore një dhe te njësia zgjedhore dy në pjesën e Gazi Babës premtonin ulje të çmimeve të parnos. Pa zgjedhjeve shihet se sa larg jemi nga ai premtim, përkatësisht se kanë gënjyer për këtë”, theksoi Mickoski.

Ai ceku se Propozim-ligji që është dërguar në procedurë kuvendare për ndryshime të tatimeve është në lexim të dytë dhe askund nuk parasheh ulje të TVSh-së për ngrohje nga 18 në 5 për qind.

“Norma e TVSh-së për ngrohje të llogarive që i marrim për ngrohje në shtëpi mbetet e njëjta dhe është 18 për qind dhe nuk është ulur në 5 për qind”, potencoi Mickoski.

Ai nga Karposhi porositi se grupi kuvendari i OBRM-PDUKM-së do të ngrit amendament për uljen e kësaj norme ashtu siç është premtuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...