OBRM-PDUKM: LSDM po shkatërron Ohrin dhe i ka rrezikuar mbrojtjen nga UNESCO

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM po shkatërron Ohrin dhe i ka rrezikuar mbrojtjen nga UNESCO

Më: 22 maj 2019 Në ora: 10:25
OBRM-PDUKM

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM akuzojnë partinë në pushtet LSDM-në se Ohrit ia ka rrezikuar statusin mbrojtjes së trashëgimisë kulturore nga UNESCO.

“Si rezultat i moskujdesit dhe paaftësisë së LSDM-së, Ohri për herë të parë që nga viti 1979 do të vendoset në listën e vendeve të trashëgimisë kulturore botërore të rrezikuara dhe do të gjendet në një nivel me shtetet si Afganistani, Kongo, Iraki, Palestina, Siria dhe Uzbekistani”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se UNESCO në raportin më të ri ka konstatuar se rrethina e Ohrit do të goditet nga zhvillimi urban i pakontrolluar, zhvillim urban të papërshtatshëm si dhe shfrytëzimi i bregut. në raportin thuhet, shtojnë nga atje, se në periudhën e fundit në Ohër ka ndotje të ajrit dhe shkatërrim të mjedisit jetësor.

“LSDM gjerë sa ishte opozitë premtonte se do të kujdeset për trashëgiminë kulturore dhe se do të rregulloj kaosin në mjedisin urban në Ohër, por që kur kanë ardhur në pushtet e kanë bërë të kundërtën. Premtuan regjistrim të ndërtimeve paleje dhe shkatërrimin e tyre, ndërsa atë që bën ato është legalizimi dhe fillimi i ndërtimit të ndërtimeve pa leje”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Dje në në raportin e fundit të UNESCO-s thuhet se pasuria natyrore e qytetit, duhet të vendoset në listën e trashëgimive botërore të rrezikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat