Tevdovski: Kemi rezultate më të mira në reformat ekonomike se vendet tjera

Maqedonia

Tevdovski: Kemi rezultate më të mira në reformat ekonomike se vendet tjera

Më: 22 maj 2019 Në ora: 13:01
Dragan Tevdovski

“Maqedonia e Veriut ka shënuar rezultate më të mira në zbatimin e masave nga programi për reforma ekonomike në krahasim me vendet tjera, sipas vlerësimeve nga ana e Komisionit Evropian”.

Këtë e theksoi ministri i Financave Dragan Tevdovski, në konferencën e sotme për fillimin e programit për reforma ekonomik 2020-2022.

“Anëtarësimi në BE është prioritet i qartë i qeverisë. Kjo shihet edhe nga zbatimi i masave të programit për reforma ekonomike. Për krahasim, pasi kanë filluar përgatitjet për programin, deri në vitin 2017, realizimi i rekomandimeve ka qenë mjaft i ulët. Vazhdimisht është theksuar se vendi nuk ka strategji për reforma në financat publike, transparencë të pamjaftueshme në financat publike dhe ndryshim i shpeshtë i ligjeve”, tha Tevdovski.

Ai shtoi se me dy programet e fundit për reforma ekonomike, konkretisht programi 2018 dhe programi 2019, është bërë kthim komplet në vendosjen dhe realizimin e masave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat