Sugareski: Në çerekun e parë gazifikimi është realizuar me 26.7 përqind

Maqedonia

Sugareski: Në çerekun e parë gazifikimi është realizuar me 26.7 përqind

Më: 22 maj 2019 Në ora: 14:51
Goran Sugareski

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, thotë se në pjesën e gazifikimit në shtet, për momentin po punohet shumë, ndërsa sipas tij, realizimi i mjeteve deri tani është 26.7 përqind.

Ai demantoi informacionet se realizimi i projektit të ndërtimit të gazsjellësit në shtet është ndërprerë, duke shtuar se vetëm në çerekun e parë të këtij viti janë investuar aq mjete, sa janë harxhuar në gjatë gjithë vitit të kaluar.

“Në pjesën e sistemit të gazifikimit në shtet, për momentin po punohet më së shumti, ndërsa realizimi i mjeteve deri tani është 26.7 përqind. Kaq janë investuar vitin e kaluar dhe theksoj se realizimi i investimeve kapitale për gazifikimin do të bëhet 100 përqind, e ndoshta do të duhen mjete tjera përmes rebalancit të buxhetit”, tha Sugareski.

Ai theksoi se janë kah fundi negociatat për shfrytëzimin e mjeteve që kanë qenë të dedikuara për ndërtimin e aeroportit të Shtipit.

“Po punohet për aneks marrëveshje me kompaninë turke TAV, me qëllim që mjetet që janë të dedikuara për aeroportin në Shtip, të ridedikohen për ndërtimin e ujësjellësit dhe rrjetit të kanalizimeve”, theksoi Sugareski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat