“Marija Kiri Skllodovska”, rikonstruim i objektit

Maqedonia

“Marija Kiri Skllodovska”, rikonstruim i objektit

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Në shkollën e mesme të qytetit “Marija Kiri Skllodovska” do të nis rikonstruimi i tërësishëm i fasadës së shkollës. Sipas drejtorit Blerim Nebiu, shkolla është ndërtuar në vitin 1968 dhe deri më sot nuk është investuar asgjë. Nebiu tha se kushtet në shkollë ishin të vështira për shkak se konstruksioni i saj përbehet prej xhamave duke shkaktuar vështirësi në mirëmbajtjen e temperaturës gjatë periudhave të ndryshme të vitit. Investitorë është Qyteti i Shkupit me  vlerë prej 44 milionë denarë ndërkohë që punimet ndërtimore pritet të përmbyllen më fillimin e vitit të ardhshëm shkollor 2019-20.

“Punojmë një projekt të madh që do të kap shumën 44 milionë denarë që përfshinë ndërrimin e plotë të këtij xhami që ekonomikisht nuk është efikase dhe as që arrijmë ta ngrohim shkollën. Shkolla do të marrë një pamje krejtësisht të re, moderne dhe evropiane. Do të ndërtohet me xham në ngjyra dhe profile alumini”.- u shpreh Petre Shilegov, kryetar i Shkupit

“50 vite nuk është investuar në këtë shkollë edhe me këtë intervenim do të përmirësohet gjendja e efikasitetit energjetik në shkollën tonë dhe të merr një pamje modern dhe evropiane në një farë forme…Momentalisht nuk kemi nevojë për zgjerim por kemi nevojë për modernizim të aparaturave në laboratorë për të cilat kanë nevojë nxënësit tanë për të mbajtur mësimin praktik”.- theksoi Blerim Nebiu, drejtor i sh.m.q “Marija Kiri Skllodovska”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat