Paditen dy persona në Kërçovë për falsifikim të dokumenteve

Maqedonia

Paditen dy persona në Kërçovë për falsifikim të dokumenteve

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:53
Policia

Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen së veprave penale “falsifikim të dokumenteve” dhe “përdorimit të një dokumenti me përmbajtje të pavërtetë” zyra e jashtme për punë kriminalistike Kërçovë, ka ngritur akuzë penale kundër R.XH (49) nga Ohri dhe kundër M.M (42) për kryerjen e akuzës penale “shpërdorimi i detyrës dhe autorizimit”.

I dyshuari i parë R.XH si i punësuar në kompaninë e përcjelljes së mallrave “Suri Shped” Ohër, gjatë vitit 2016 bëri një kontrat të rreme për shit-blerjen e një makine për udhëtarë të tipit “Audi” dhe siguroi një fotokopje të një liçence për automjetin në fjalë.

Dokumentacionin e përdori para Zyrës për metrologji-Shkup, si dhe para Drejtorisë Doganore – filiala në Ohër në bazë të së cilës është dhënë deklaratë doganore.

I dyshuari i dytë M.M. në procedurën e mëtejshme, dorëzoi dokumente që nuk ishin të verifikuar me një autoritet të huaj kompetent dhe noter në RMV dhe pa dëshmi të pagesës së detyrimeve doganore, personalisht ka nënshkruar autorizim të regjistrimit të automjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat