Maqedoni: Vitin e kaluar pa shpalljen e konkurseve janë kyçur 596 marrëveshje me vlerë prej 33 milionë euro

Maqedonia

Maqedoni: Vitin e kaluar pa shpalljen e konkurseve janë kyçur 596 marrëveshje me vlerë prej 33 milionë euro

Më: 22 maj 2019 Në ora: 16:54
Blerje Publike

Tenderë të mëdhenj, konkurrencë të zvogëluar, kontrata të lidhura pa konkurse, rritje të numrit të tenderëve të anuluar, janë pjesë e pohimeve kyçe të monitorimit të të blerjeve publike të zbatuara në periudhën korrik-dhjetor 2018.

Në raportin e Qendrës për komunikime civile theksohet se shpesh zbatohen tendera të mëdha, të cilat ndahen në pjesë, duke parandaluar kështu konkurrencën ndërmjet kompanive, gjegjësisht vihet në pikëpyetje shfrytëzimi racional dhe efikas i fondeve.

“Konkurrenca në blerjet publike në gjysmën e dytë të vitit 2018, është përkeqësuar në raport me gjysmën e parë të vitit. Vëzhguar në baza vjetore, vetëm 32% e tenderëve të monitoruar është fituar vetëm me një ofertë. Janë rritur procedurat jo-transparente të negociuar pa paralajmëruar konkurs. Në vitin 2018, gjithsej 596 marrëveshje u nënshkruan pa u shpallur konkurs, me vlerë prej 33 milionë eurosh, që është 4 milionë euro më shumë se vitin 2017”, thuhet në raport.

Në të thuhet se numri i tenderëve që janë anuluar vazhdon të rritet, kështu që në vitin 2018, 27% e të gjitha procedurave të blerjeve publike janë anuluar tërësisht ose pjesërisht, që është një rritje prej tre për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Monitorimi për blerjet publike është kryer në kuadër të aktivitetit “shpenzim publik për të mirën e publikut”, mbështetur nga projekti i USAID-it për pjesëmarrjen e qytetarëve. Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e efikasitetit të shpenzimeve publike duke ulur korrupsionin dhe rritjen e transparencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat